Files
moodle/lang/sq/help/workshop/elements.html
T
2004-11-12 17:09:51 +00:00

69 lines
4.2 KiB
HTML

<P ALIGN=CENTER><B>Elementet e Vlerësimit</B></P>
<P>Për të lehtësuar venien e notave, Vlerësimi i nje Workshop-i duhet të ketë
një numër të arsyeshëm &quot;Elementesh Vlerësimi&quot;. Çdo element duhet
të mbulojë një aspekt të veçantë të vlerësimit. Zakonisht vlerësimi ka
diçka midis 5 deri 15 elemente për komente dhe venie notash, numri aktual varet
nga përmasa dhe kompleksiteti i vlerësimit. Një vlerësim mes shokësh lejohet
të ketë vetëm një element dhe ka një strategji të Vlerësimit standard të Moodle.
<P>Tipi i elementeve varet nga strategjia e e vënies së noatve të Vlerësimit.
<P><B>Pa Nota.</B> ëlementet janë përshkrime të aspekteve tëe vlerësimit.
Vlerësuesit i kërkohet të komentojë mbi secilin nga këto aspekte.
Ashtu si në të gjitha strategjitë e vënies së noatave, ka edhe një
vend për komente të përgjithshme.
<P><B>Nota akumulative.</B> Elementet kanë tre tiparet e mëposhtme:
<OL>
<LI>PERSHKRIMI i elementit të vlerësimit. Ky duhet të pohojë qartë se çfarë
aspekti i vlerësimit po vlerësohet. Nëse vlerësimi është kualitativ
është ndihmuese te jepen detaje të asaj që konsiderohet shkëlqyeshëm,
mesatar, apo dobët.
<LI>SHKALLA e elementit të vlerësimit. Ka një numër shkallësh të paracaktuara.
Ato fillojnë nga shkallët e thjeshta PO/JO, në shkallët me shumë shkallëzime
deri te shkallët me përqindje të plota. Çdo element ka shkallen e vet e cila
duhet zgjedhur në mënyrë që të përputhet ne numrin e variacioneve për këtë
element. Vini re se shkalla NUK përcakton rëndësinë e elementit kur llogaritet
nota totale, një shkallë me dy shkallezime ka të njëjtën &quot;ndikim&quot;
sikurse një shkallë me 100 shkallezime nëse elementët respektivë kanë të
njëjtën peshë...
<LI>PESHA e një elementi vlerësimi. Në mënyrë default elementeve u jepet e njëjta
rëndësi kur llogaritet nota totale e vlerësimit. Kjo mund të ndryshohet duke
i dhënë elementeve me më shumë rëndësi një peshë më të madhe se një,
dhe elementeve më pak të rëndësishëm një peshë nën një. Duke ndryshuar
peshat NUK ndikohet nota maksimale, e cila është një vlerë që që fiksohet
nga parametri Nota Maksimale e vlerësimit të barabartë. Peshat mund të marrin
edhe vlera negative, ky është një tipar eksperimental.
</OL>
<P><B>Nota me Gabim të Kufizuar.</B> Elementet normalisht përshkruajnë disa çështje
ose aspekte të cilat duhet të jenë të pranishme në vlerësim. Vlerësimi
përbëhet nga prania ose mungesa e këtyre çështjeve ose aspekteve. Mësuesi duhet
duhet të ndërtojë tabelën e notave e cila sugjeron notat kur të gjitha çështjet,
janë prezent, kur njera mungon, kur mungojnë dy, etj. Nëse disa çështje janë më
të rëndësishme se të tjerat atëhere këtyre çështjeve mund t'u jepet një
peshim më i madh se një. Çështjeve minore mund t'u jepet peshim më i vogël se një.
&quot;Llogaritja e gabimit&quot; total është një shumë e peshuar e çështjeve të
munguara. Vlerësuesi gjithnjë mund të bëjë një rregullim të vogël të këtyre
notave të sugjeruara.
<P><B>Nota me Kritere.</B> Elementet do të japin një bashkësi pohimesh &quot;niveli&quot;
të cilat mund të përdoren për të renditur detyrat. Pohimet mund të jenë që
mblidhen (cumulative) ose ato mund të jenë secila më vehte Vlerësuesi duhet të
vendosë se cili pohim i shkon për shtat secilës pjesë pune. Mësuesi duhet
edhe të lidhë secilin pohim kriter me një notë të sugjeruar. Këto normalisht
duhet të jenë të renditura. Vlerësuesi mund të bëje rregullime të vogla
të këtyre notave të sugjeruara.</P>
<P><B>Nota me Rubrika.</B> Kjo është e ngjashme me Notat me Kritere por ka më shumë se
një kriter. Numri i kritereve jepet si një parametër i detyrës. Brenda çdo
kriteri mund të ngrihen deri në pesë pohime &quot;niveli&quot;. Në një detyrë
të dhënë numri i niveleve mund të variojë nga kriteri në kriter. Kur ngre një
një kriter, një pohim niveli bosh tregon fundin e pohimeve të nivelit. Kështu
disa kritere mund të kenë dy nivele, të tjeara mund të kenë tre, derin në pesë
nivele. Kriteret mund të peshohen. Nivelet shënohen 0, 1, 2, deri në 4. Nota për
vlerësim është një shumë e peshuar e këtyre pikëve.
</P>